Transmetuar më 05-05-2018, 18:38

Nga Jorida Tabaku

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon atë çfarë opozita ka artikuluar për muaj me radhë se ndërtimi është sponsorizuar kryesisht dhe veçanërisht nga paratë e drogës.

Ndërkohë që qeveria ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në fushën e ndërtimit duke lejuar betonimin e parave të krimit të organizuar, që po sipas raportit, e ka vendin tonë strehën e tij të preferuar.

Pasi siç edhe raporti i DASH vëren, ndonëse ka një ligj për të luftuar pastrimin e parave ai është inefektiv.

Po kështu raporti i DASH vendos gishtin tregues mbi shkaqet e vërteta që kanë sjellë si pasojë pastrimin e parave.

Shqipëria po gjeneron organizata të sofistikuara sa i takon krimit të organizuar duke përfshirë edhe drogën dhe trafikimin e saj, kontrabandën që favorizohet nga kontrollet e dobëta në doganë.

Për rrjedhojë në një ekonomi informale, me para që vijnë nga jashtë në formën e remitancave e kanë shndërruar Shqipërinë në qendrën e operimit rajonal të krimit të organizuar dhe bazë të pastrimit të parave.

Raporti është një tjetër provë e asaj çfarë qeveria dhe sejmenët e saj fshehin duke provuar edhe një herë vërtetësinë e akuzave dhe kauzës së ngritur nga opozita.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al