Transmetuar më 05-05-2018, 17:33

Aktorja e njohur australiane, Cathy Godbold, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, pas

një beteje të gjatë me sëmundjen e pashërueshme të kancerit.Ajo ishte diagnostikuar para 10 vitesh. Pas një peirudhë kur shëndeti i saj njohu përmirësim dhe u duk se fitoi betejën, tumori u rikthye sërish.

Aktorja Cathy Godbold ishte e njohur për rolin e saj në serialin televiziv australian-kanadez, “Saddle Club”, ku ajo luajti rolin e Deborah Hale Regnery.

Sipas “Sydney Morning Herald”, aktorja ndërroi jetë në spital pasditen e djeshme si pasojë e një tumori të trurit./a.m./noa.al/