Transmetuar më 04-05-2018, 14:26

A jeni kuriozë të dini kuptimin e emrave të qyteteve nëpër botë?

Disa studiues kanë qarkulluar nëpër botë me një mision të qartë: të zbulojnë kuptimin e emrave të qyteteve.

Aventurierët kanë arritur të përmbledhin në një guidë kuptimet e emrave për 191 qytete në botë, ku përfshihet edhe Tirana.

Kryeqyteti ynë ka kuptimin (baxho, bulmetore).

Emra nga më të çuditshmit mbajnë disa qytete. Për më shumë, shikoni listën më poshtë:

Kandahari (Afganistan) – Aleksandri i Madh Tirana (Shqipëri) – Baxho/ Bulmetore Luanda (Angolë) – Taksë Buenos Airesi (Argjentinë) – Erëra të lehta Vjena (Austri) – Kështjellë e bardhë Baku (Azerbajxhan) – Qytet i rrahur nga era Dhaka (Bangladesh) – Pemë e vogël me shkurre Brukseli (Belgium) – Shtëpi në Mars Sarajeva (Bosnje-Herzegovinë) – Fusha përreth pallatit Rio de Janeiro (Brazil) – Lumi i janarit Sofje (Bullgari) – Urtësi Bogota (Kolumbi) – Rrethimi i jashtëm i fushave bujqësore Santiago de Cuba (Kubë) – St James i vendit pjellor Kopenhageni (Danimarkë) – Port tregtar Xhibuti (Xhibut) – Qilip me fibra palme Kajro (Egjipt) – Fitimtari Lautoka (Fixhi) – Shpoj me shtizë/ syri i demit Akra (Ganë) – Milingona Guatemala City (Guatemalë) – Qyteti i tokës së pyllëzuar Tegucigalpa (Honduras) – Mali i argjendtë/ vendi ku jetojnë elitat Budapesti (Hungari) – Furrë uji Rejkjaviku (Islandë) – Gjiri i tymit Delhi (Indi) – Famë, lartësi Xhakarta (Indonezi) – I vdekuri fitimtar Dublini (Irlandë) – Pishinë e zezë Roma (Itali) – I fortë Nairobi (Kenia) – Vendi i ujërave të ftohta Monrovia (Liberi) – Emër i vënë sipas presidentit amerikan, James Monroe Vilnius (Lituani) – Valë e madhe Luxembourg City (Luksemburg) – Kështjellë e vogël Kuala Lumpur (Malajzi) – Rrjedhë balte Monaco City (Monako) – Qyteti i shtëpisë së re Podgorica (Mal i Zi) – Nën kodrën e vogël Amsterdami (Holandë) – Digë në ujë Oslo (Norvegji) – Livadhi i Perëndive Ngerulmud (Palau) – Vendi i peshkut të fermentuar Manila (Filipine) – Vendi i “mangrovës” (bimësi tropikale) Bukureshti (Rumani) – Qyteti i haresë Dakar (Senegal) – Pemë “tamarinde” (tropikale afrikane)/ toka e refugjatëve Singapore (Singapor) – Qyteti luan Bratisllava (Sllovaki) – Lavdia e Braslavit Bloemfontein (Afrikë e Jugut) – Shatërvani i luleve Sevija (Spanjë) – Fushë Kartumi (Sudan) – Fundi i feçkës së elefantit Paramaribo (Surinam) – Popullsi e madhe buzë lumit Damasku (Siri) – Vend i ujitur mirë Bangkoku (Tajlandë) – Qarku i kumbullave të egra Ashgabati (Turkmenistan) – Qyteti i dashurisë Funafuti (Tuvalu) – Banane Abu Dhabi (EBA) – Babai i gazelës Birmingham (Britani) – Fshati i popullit të Beornmundit Montevideo (Uruguaj) – Shoh një mal Vatican City (Vatikan) – Qyteti fallxhor Harare (Zimbabve) – Ai nuk fle./a.m./noa.al/