Transmetuar më 04-05-2018, 13:04
Publicitet

Aktorja e famshme e cila tashmë është në moshën 90-vjeçare, Gina Lollobrigida, ka bërë një rrëfim shokues për një histori të jetës së saj kur ishte vajzë e re.

Ajo ka deklaruar se kur ishte 18-vjeçe, është përdhunuar nga një futbollist i famshëm i kohës. Bëhet fjalë për një ish-lojtar të Lazios.

Ajo rrëfen se aso kohe futbollisti e kishte ftuar për ta shoqëruar në një festë, por kur arriti kuptoi se ishin vetëm ata të dy.

Ndërkohë, ai i kishte ofruar për të pirë dhe më pas nuk mban mend çfarë ka ndodhur, vetëm se kur ishte zgjuar e kishte parë veten tërësisht të zhveshur.

“Turpin e kam mbajtur përbrenda, edhe pse kishte një peshë të rëndë. Ndihesha e shkatërruar, por shumë shpejt do të martohesha me burrin tim për të kaluar traumën, e jo se isha e dashuruar vërtet me të. Isha e hutuar për disa ditë me rradhë. Pak nga pak nisa të kuptoja se atë natë isha dhunuar seksualisht. Ishte një vendim që doja ta injoroja e të mos e besoja. Doja ta harroja më mirë për të ecur përpara. Me atë humba virgjërinë”, tregoi ajo./a.m./noa.al/