Transmetuar më 04-05-2018, 12:40
Publicitet

Varësia nga seksi është një problem i mijëra femrave në botë nga i cili janë shkatërruar shumë marrëdhënie në çift. Një grua rrëfen për BBC problemin që ajo ka kaluar dhe që i solli ndarjen nga partneri pas fëmijës së tretë.

Rebecca Barker ka treguar se nuk i mjaftonte edhe pse kryente marrëdhënie deri në pesë herë në ditë. Ajo tha se sapo zgjohej nga gjumi mendimi i parë ishte të bënte seks.

 “Në rastin më të keq, madje edhe duke bërë seks pesë herë në ditë nuk ishte e mjaftueshme. Ishte gjëja e parë që mendoja kur zgjohesha, thjesht nuk mund ta mposhtja. Mendoj se ishte e lidhur me depresionin tim dhe mungesën e serotoninës. Ndjehesha sikur gjithë trupi im ishte duke e dëshiruar”, thotë ajo.

Në Nëntor të vitit 2014, ajo thotë se shkoi te prindërit dhe u largua nga bashkëshorti pasi kishte nevojë për pak pushim.

“Kur u largova, i thashë partnerit tim se kisha nevojë të bëhesha më mirë. Atëherë marrëdhënia u prish shumë shpejt pas kësaj. Kam bërë shumë ndryshime të stilit të jetesës për të marrë veten me depresionin dhe varësinë”, tha ajo./a.m./noa.al/