Transmetuar më 02-05-2018, 18:30

Gazetari Agim Baçi ka “shpërthyer” me deklaratë duke kritikuar nivelin e teksteve të këngëve shqiptare.

I ftuar në emisionin radiofonik “IN Traffic”, në IN Radio, Baçi ka folur hapur për këtë pjesë.

Moderatorja Anisa Bega e ka pyetur gazetarin në lidhje me kritikën që ai ka bërë për letërsinë e Albatros Rexhajt, për faktin që ai e ka cilësuar si bajate ose “Letërsia që nuk e kalon rripin e mesit”, dhe ai është shprehur se edhe në tekstet që Albatrosi ka bërë nuk ka pritur ndonjë gjë të bukur.

Agim Baçi madje ka thënë se ka edhe disa rreshta pa lidhje fare të teksteve të këngëve që po dëgjon rinia shqiptare, që nuk përcjellin asnjë vlerë. /k.k/noa.al/