Transmetuar më 01-05-2018, 22:57

Nga Ylli Manjani

Sot duhej të ishte dita që të kërkohej rritja e pagave.

Paga e ulët është maskarallëk i madh!

Madje sa më e ulët të jetë paga, aq më i madh është maskarallëku!

Paga e ulët tregon sesa e zezë dhe informale është ekonomia!

Sa më e ulët paga, aq më në të zezë punohet! Debati për taksat në këtë rast bëhet qesharak…

Paga e ulët tregon se sa i madh është korrupsioni.

Sa më e ulët paga, aq më i lartë korrupsioni!

E pastaj çuditemi përse politikës i duhen lekë!! Ja për të blerë votat e rrogave të ulëta…

Korrupsion me cikël të mbyllur!

Të gjithë fitojnë diçka, por në të zezë!!!

Justifikimi: nuk na del rroga!

Paga e ulët është humbje e dinjitetit njerëzor.

Pa dyshim, ska burrni me duar në xhepa .

Kur paga është e ulët çdo gjë kushton më shumë! Absolutisht çdo gjë!

Fukarallëk maskarallëk!

Por, sot askush nuk kërkoi asgjë! As sa për sy e faqe!

Sindikatat janë thjesht kolibe partish.

Sindikalistët janë këlyshët e partive që jetojnë në këto kolibe.

Ndërkohë rrogat janë më të ulëtat në Europë!!!

1 Maji, pushim absolut….

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al