Transmetuar më 01-05-2018, 16:59
Publicitet

Truri reagon në mënyra të ndryshme kur ju konsumoni pije të tilla si birrë apo kafe.

Kur konsumoni birrë, shtresa e jashtme e trurit të madh, e njohur si korja apo korteksi cerebral, kontrollon mendimin e ndërgjegjshëm, gjuhën dhe ndërveprimin.

Kur alkooli godet korteksin, ju ndiheni më pak të fokusuar, por e çlironi trurin tuaj nga të gjitha shqetësimet që e kanë pushtuar atë.

Dhe kur niveli i alkoolit në gjak arrin 0.07, ju bëheni më kreativë.

Ndërkohë, kur adenozina lidhet me receptorin e saj, ju ndiheni të përgjumur. Adenozina është një kimikat që gjendet në të gjithë trupin dhe ka si funksion kryesor të rregullojë metabolizmin e energjisë dhe të qetësojë trurin.

Kur pini kafe, e cila përmban kafeinë, receptori lidhet me këtë të fundit dhe jo me adenozinën. Kjo do të thotë se 15 minuta më vonë ju do të ndieheni shumë energjikë.

Dobitë e birrës dhe kafesë në shëndet

Birra ju bën të ndieheni më pak të shqetësuar për gjërat që ndodhin rreth jush, çliron trurin tuaj dhe ju ndihmon të krijoni ide të mëdha.

Efektet e kafeinës fillojnë vetëm pas 5 minutash, gjë që ju jep më shumë energji dhe një aftësi më të fortë për t’u përqëndruar.

Pasojat negative që kanë në shëndet

Pirja e disa birrave ju bën më pak të fokusuar dhe krijon probleme me kujtesën tuaj. Ndërsa, pirja e kafesë në sasi të vogla do të bëjë që organizmi juaj ta kërkojë këtë pije çdo herë e në sasi më të mëdha.

Koha më e mirë për t’i pirë

Birra është ide e mirë nëse jeni duke u përpjekur për një ide fillestare. Kafeja është e mirë nëse ju duhet të përqëndroheni në një punë të rëndësishme. /k.k/noa.al/