Transmetuar më 01-05-2018, 10:32

Ankthi sjell probleme të shumta shëndetësore sipas shkencëtarëve. Së fundi është zbuluar se ankthi shkakton probleme mendore të shkallëve më të rënda.

Ky është përfundimi që ka arritur Universiteti i Sauthamptonit në një studim të  kryer së fundi. Sipas hulumtuesve, problemet fillojnë të shfaqen rreth 10 vite pasi pacientët përjetojnë simptomat e para të ankthit të moderuar.

Raportohet se stresi i brendshëm që njeriu përjeton si pasojë e ankthit, çon në plakjen e parakohshme kognitive, e cila pasohet me problemet e rënda mendore.

Po ashtu, simptomat e rënduara mund të çojnë deri në shfaqjen e sëmundjes së alzheimerit./a.m./noa.al/