Transmetuar më 01-05-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, por edhe të parën e muajit maj me një video të fokusuar në sektorin energjetik.

Në postimin e bërë në Facebook ku shkruan “Mirëmëngjes”, thuhet se në 4 vjet është bërë shumë për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike dhe se tashmë çdokush paguan për atë që përdor.

Po ashtu nënvizohet se është bërë pajisja e abonentëve me matës dhe jo me faturë afrofe dhe se debitorët kanë përfituar nga marrëveshjet e lehtësuara me OSHEE.

Më tej thuhet se investimet në sektorin energjetik, do të përmirësojnë më tej shërbimin.

Në vijim bëhet një bilanc ku thuhet se humbjet e energjisë ishin 45% në vitin 2013 dhe 26.8% në vitin 2017.

Sa i takon arkëtimeve ishin 28.7 miliardë lekë në vitin 2013 dhe 48.2 miliardë lekë në vitin 2017. /a.y/noa.al