Transmetuar më 30-04-2018, 21:54

Nga Mero Baze

lbsen Elezi është një delegatë I PD nga Kuksi që u bë popullor për fjalimin e tij të sinqert në Kuvend. Ka shumë ligësi rreth fjalimit të tij nga kupola e PD, ashtu siç ka shumë adhurim nga anëtrët e thjeshtë të saj. Por në një analizë të thjeshtë, fjalimi I Elezit më shumë se sa tregon problemët e brendëshme të PD, tregon se PD nuk është më parti e njerëzve si ai.

Ai bëri publike pesë sëmundje të rënda të PD, të cilat nëse shërohen vdes lidershipi I Bashës, dhe nëse injorohen siç po ndodh, ruhet ldiershipi I Bashës dhe vdes PD.

E para është fakti që PD ka një elitë të korruptuar me deputetët milionerë për shkak të pushtetit,  çka ëhstë pengesë për të tu bërë të besueshëm si njerëz që luftojnë korrupsionin.Dhe këtu në krye të listës është Lulzim Basha e në fund Flamuri me Ristanin, të gjtihë ata që janë gati të vdesin për Bashën.

E dyta është PD si parti e kapur nga oligarkët. Elezi e ilustroi me përpjekjet e Falmur Nokës për të sabotuar protestën në Kalimash. Por ka dhe qindra raste të tjera që po ashtu janë publike.

E treta është aleanca me LSI të cilën PD e ka shpall prioritet dhe Elezi e shpall fatkeqësi.Por pa atë Basha ska asnjë shans.

E katërta është PD si parti e kapur nga e shkuara komuniste dhe sigurimi I shtetit. Elezi thotë se duhet ndarja e qartë me të shkuarën, por persekutorët I kemi në selinë tonë.

Dhe e pesta që është dhe më kryesorja, është demokracia e brendëshme në PD, ndërprerja e karrierës dhe katapultimi I klientëve të kryetarit që kanë bërë PD një parti që nuk ka më lidhje me historinë e saj.

Janë pikërisht këto probleme të artikuluara qart dhe me guxim nga një delegatë Kuvendi, që të shtyjnë tek pyetja madhore se kush është sot më popullor në PD, Lulzim Basha apo Ibsen Elezi?

E sigurt është se është ky I dyti. Por nuk është si rival I Lulzim Bashës, as si pretendent për kryetar, por si përfaqësues I një partie që nuk egziston më, si sinonim I një diçkaje që PD e ka të pamundur të jetë.

Ai është popullor sot, jo se ka demaskuar Bashën, por se u ka kujtuar shumë shqiptarëve, se si duhet të jetë një parti politike.

Pra simpatia për të, ka lidhje me modelin që do shumica e shoqërisë tek një parti politike.

Por Elezi u duartorkit dhe fërshëllye në sallë, u bë popullor në Shqipëri, por në fakt është një armik I atyre që drejtojnë PD, pasi  të gjitha arsyet që përmendi Elezi, nuk janë arsye për të ndryshuar PD, por për të zbuar nga PD këta që e drejtojnë.

Kështu që Elezi thjeshtë nuk ka lidhje me këtë PD. Ai dhe shumë të tjerë kanë keqkuptimin se mund ta ndryshojnë PD me kritika të tilla, por në fakt ato nuk janë kritika. Ato janë thirrje për një ndryshim të fort, që është I pamundur.

PD është një parti e kalbur dhe cdo përpjekje për ta ndryshuar thjesht e shpërbën. Njerëzit që e kanë pëlqyer Elezin, duhet të zgjedhin të jenë ose me atë, ose me PD, pasi PD dhe ai nuk kanë punë me njëri tjetrin.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al