Transmetuar më 30-04-2018, 20:03
Publicitet

Shumica e studimeve të kryera e kanë cilësuar të gabuar teprimin me fotot në rrjetet sociale. Kjo për problemet që mund të lindin për privatësinë kryesisht.

Por duket se publikimi i fotove pa e tepruar, ndikon pozitivisht në mirëqenien mendore. Ky është përfundimi i arritur pas një studimi të kryer nga Universiteti i Lancasterit.

Realizimi i një fotoje në ditë dhe shpërndarja e saj i jep njerëzve ndjenjën e interaktivitetit çka na bën të ndihemi mirë.

Disa njerëz të pyetur nga hulumtuesit kanë thënë se fotot shpesh i kanë ndihmuar të largohen nga streset, duke u ndjerë të përfshirë dhe të lidhur me rrjetin.

Të njëjtët persona kanë deklaruar se shpesh fotot i kanë bërë të harrojnë problemet familjare./a.m./noa.al/