Transmetuar më 29-04-2018, 19:16

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Si pasojë e rrokullisjes së një traktori në bjeshkët e Istogut, një burrë rreth 60-vjeç ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar.

Rasti është konfirmuar për mediat vendase nga zyrtari për informim në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se sot Policia ka pranuar informacion nga një qytetar për rrokullisjen e një traktori në bjeshkët e Istogut.

“Me të marr informatat janë njoftuar njësitë relevante dhe emergjente, ku menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e një personit mashkull rreth moshës 60 vjeçare, si dhe kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit tjetër dhe i njëjti është dërguar në emergjencë”, tha Rugova./a.k/noa.al/