Transmetuar më 27-04-2018, 10:51

Në një dalje për mediat, deputetja e komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku foli për falimentimin e kompanisë së hidrokarbureve "Gulf".

Sipas saj kompania ‘Gulf’ ka mashtruar klientët, duke grumbulluar 5 milionë euro.

Tabaku theksoi se kjo skemë piramidale ka qenë e lidhur me klientë të qeverisë dhe se përgjegjësia kryesore duhet të bjerë tek ministri dhe kryeministri.

"Po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim kush do jenë rezultat megjithese nuk kam besim që do të arrijmë aty ku ne duam. Në këtë rast mund të penalizohen disa individë të niveleve të ulëta, por jam e sigurt se nuk do të ketë të paktën hetime që çojnë në nivele më të larta.

Çfarë besojmë ne që ka lidhje me ministrat? Së pari mosfunksionimi i të gjithë strukturës për hetimin tatimor, mos gjobitja e kompanisë që lidhet me pjesë e ministrisë së Financave. Së dyti unë kam një deklaratë të ministrit të Energjitikës që ka dalë garant për këtë investitor", tha Tabaku.

Ndër të tjera ajo ngriti edhe disa pyetje në lidhje me ministrin e Energjetikës, sa kontrolle ka kryer në këtë kompani për 5 vite për cilësinë e naftës që është hedhur në treg?

Ministri i Energjitikës sa e ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut për këtë kompani e cila operonte në një treg që pothuajse është monopol nëse shiste të gjithë naftën e ARMO-s?

Çfarë kanë bërë strukturat përgjegjëse të ministrisë?

"Unë besoj që politika duhet të ketë përgjegjësi dhe nëse një minisër i kësaj qeveria del dhe deklaron që del garant për cilësinë e investitorëve të huaj që ka nisur punë ditën e parë të qeverisë atëhere përgjegjësia është për tu gjetur tek ministri dhe kryeministri", u shpreh Tabaku./m.sh/noa.al/