Transmetuar më 26-04-2018, 23:57

Mesa duket sukseset për moderatoren dhe këngëtaren e njohur Klea Huta nuk kanë fund. Pasi ajo lajmëroi përpara disa javësh që do t’i rikthehet muzikës me disa këngë të realizuara në bashkëpunim me partnerin e saj Elgit Doda, së fundmi një tjetër projekt i ri është në planet e saj.

Klea pas shumë kohësh më në fund do ti rikthehet edhe televizionit dhe këtë herë me një emision të ri. Klea shumë shpejt do të moderojë një spektakël të ri në televizionin Top Channel shkruan radionrg.

Nuk dihet se çfarë formati do të prezantojë moderatorja, por si çdo emision tjetër që ajo ka drejtuar, me siguri edhe ky do të ketë sukses.

Ndërkohë të gjithë presim me padurim këngën e saj më të re ‘ Bla Bla Bla’ që shumë shpejt do të publikohet edhe me videoklip.