Transmetuar më 26-04-2018, 23:16

Kryetarja e LSI-së, Monika Krymadhi, ishte e ftuar nëemisionin "Debati në Chanel One" të Roland Qafokut gjatë mbrëmjes së sotme.

Ajo është shprehur se i lutet Zotit për hapjen e negociatave pasi sipas saj “do të sjellë një stabilitet politik si dhe një lloj garancie dhe sigurie për investimet e huaja për të ardhur në Shqipëri”.

“Unë do ti lutesha Zotit që të na jepej ky shans, sepse këtu nuk është çështja për meritë as të Edi Ramës, as për klasën politike, kjo është një mundësi për shqiptarët. sepse hapja e negociatave nuk është se do të sjelli ndonjë ndryshim të jetës ekonomike, por do të sjelli një stabilitet politik si dhe një lloj garancie dhe sigurie për investimet e huaja për të ardhur në Shqipëri. Pra do ta shikojnë si një vend europian, si një vend që në të ardhmen do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, është shprehur Kryemadhi./a.k/noa.al/