Transmetuar më 26-04-2018, 22:56

Ish-ministrja demokrate e Integrimit Majlinda Bregu, duket se nuk ka humbur shumë kohë për tu futur në rolin që tashmë puna e re ia kërkon.

Vetëm pak ditë pasi Bregu u zgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Ballkanin, ka folur mbrëmjen e sotme për atë se çfarë e pret Shqipërinë, nëse do të hapen negociatat me BE.

E ftuar në rubrikën “Mbrëmja” në ABC News, thotë se në gjithë këto vite, kemi qenë shumë pakë të zotë për të përthyer realisht se çfarë përfitojnë shqiptarët nga çelja e negociatave.

Bregu është e sigurt se pas Shqipëria të marrë “OK” për çeljen e negociatave, nuk do të ketë më luftë kundër korrupsionit, pasi sipas saj, çdo tender do të monitorohet rreptësishtë, transmeton Express.

Ajo vazhdon me tej se një ndër problemet me kryesore që pritet që të marrë rrugën e

“Gjatë gjithë këtyre viteve, ne pak jemi të zotët që të bëjmë përkthimin real të asaj çfarë përfitojnë shqiptarët.

Pas hapjes së negociatave, nuk do të kemi më luftë kundër korrupsionit, sepse korrupsioni lidhet me paratë publike, por do të kemi monitorimin e çdo tenderi.

Biznesi është kryesori që ndjen luhatjet e tregut dhe për këtë do të ketë një monitorim.

Çështja e pronave, është shumë e rëndësishme.

Progresi do të jetë kryesori për tu monitoruar, sepse shumë nga këto probleme kanë bërë largimin e investitorëve”,– u shpreh Bregu.