Transmetuar më 26-04-2018, 21:57

Ronela Hajati është një prej këngëtareve më të kërkuara shqiptare dhe nga më karizmatiket. Ajo sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Maje men”.

Mjaft e talentuar dhe gjithmonë kreative me projektet e saj, edhe këtë herë ajo ka goditur me skenat dhe fabulen e klipit.

E ftuar tek “Rudina” veçse tregoi për realizimet e klipit, ajo tregoi edhe të tjera të “fshehta” që nuk i dinim për të.

Ronela zbuloi se ka studiuar për juridik, por nuk e ka vënë kurrë në punë profesionin e saj, pasi pasioni për muzikën e ka bërë ta lërë pas dore.