Transmetuar më 26-04-2018, 21:46

Kapet një tjetër skaf në brigjet shqiptare i dyshuar se do të përdorej për trafik droge.

Mjeti lundrues rreth pesë metër i gjatë u kap në grykëderdhjen e lumit Pavllo në Sarandë.

Bllokimi i skafit u krye pas një operacioni të finalizuar nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon kontrollet në zonë pasi dyshohet se mund të ketë lëndë narkotike që ishte lënë gati për transport./a.m./noa.al/