Transmetuar më 26-04-2018, 21:22
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Thirrë të Mirditës.
Flakët janë përhapur në një hapësirë të gjerë prej rreth 10 hektarësh, në zonë pyjore.
Ndërkohë, raportohet se ndërhyrja e zjarrfikëseve është e vështirë për shkak të terrenit malor.
Situata paraqitet e vështirë dhe rrezikohen nga flakët 10 banesa që ndodhen aty pranë.
Raportohet se era po favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi. Banorët po mundohen me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat./a.m./noa.al/