Transmetuar më 26-04-2018, 21:09

Këngëtari, DJ, dhe producenti i njohur Avicii u gjet i pajetë në 20 Prill në Oman.

Artisti i dashur për miliona fansa në botë u nda nga jeta vetëm 28-vjeç, pasi ai kishte kaluar probleme shëndetësore të rënda.

Sipas atyre që kanë transmetuar mediat, ai vdiq nga pankreasi akut. Por një letër e hapur e publikuar së fundi nga familjarët ngre dyshime të mëdha se ai mund të jetë vetëvrarë.

“Donte paqe”, dhe “Nuk mund të ecte më përpara”, shkruhej mes të tjerash në letrën e familjes.

“Luftonte për jetën dhe lumturinë”, vijon më tej letra.

Ndërkohë një i afërt i artistit nuk ka preferuar të komentojë zërat për vetëvrasje, por ai as nuk i ka mohuar ato, çka shton dyshimet. Ndëkrohë policia e Omanit nuk ka preferuar të japë detaje, siç edhe ka kërkuar familja.

Artisti vuante prej kohësh nga pankreasi, problem që vinte nga abuzimi me alkoolin. /a.m./noa.al/