Transmetuar më 26-04-2018, 20:01

Keni kafshë shtëpiake dhe jeni të shqetësuar nëse një ditë humbisni kontaktin me të? Ky nuk është më një problem.

Këtej e tutje, mund ta lironi mikun tuaj të argëtohet i lirë, pa përjetuar ankthin e humbjes së tij.

Duke filluar nga sot, Telekom Albania sjell në treg për herë të parë ne Shqipëri pajisjen ​"MyPet Tracker​"​ që ndihmon mbajtësit e kafshëve shtëpiake të monitorojnë vendndodhjen e tyre gjatë gjithë kohës, përmes një aplikacioni celular.

Të gjithë të interesuarit mund të blejnë pajisjen në dyqanet e Telekom dhe të aktivizojnë ​"​MyPet​ Tracker"​ në celularët e tyre.

Në këtë mënyrë do​ të​ qëndroni në kontakt me vendndodhjen e mikut tuaj të dashur, në kohë reale.

Nëse je abonent i Telekom Albania, përmes MyPet mund të monitorosh vendndodhjen e kafshës shëpiake në kohë reale​,​ duke shmangur momentet stresuese kur e humbisni nga shikimi.

Jo vetëm kaq, me MyPet​ mund të përcaktosh zonat e sigurisë apo të marrësh njoftimet në rast se kafsha largohet nga zona e sigurisë.

Ndërsa admiruesit e kafshëve që mbajnë disa të tilla në shtëpi kanë mundësi të ndjekin në kohë reale vendndodhjen e tyre​ duke i regjistruar në një llogari​ te vetme​.

Sigurisht që mund të duan edhe pjesëtarët e familjes të kenë qasje në monitorimin e kafshës shtëpiake.

Kjo është gjithashtu e mundur,​ me MyPet Tracker, ku mund të kenë ​akses në monitorimin e kafshës të gjithë personat e shtëpisë nga aparati​ i tyre​ celular.

Abonentët me parapagesë të Telekom do ta kenë falas aplikacionin MyPet për çdo aktivizim​ te paketes​ prej 1100 lekësh.

Telekom Albania vazhdon të investojë nën nismën e konsumatorit ​"​Internet of Things​"​ duke ofruar propozime me shumë pajisje për të lehtësuar jetën e njerëzve.

Komode dhe e lehtë, miku juaj as nuk do e ndjejë që mban në qafë kollaren MyPet!

Për më tepër informacion, mbi "MyPet TRacker" klikoni në linkun që gjeni këtu.