Transmetuar më 26-04-2018, 19:00

Kot nuk thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut. Një histori e denjë për film raportohet të ketë ndodhur në Itali ku dy vajza binjake vetëm 4-vjeçare u zhdukën për orë të tëra në një pyll të dendur.

Vogëlushet Adele dhe Elisabeta, humbën në zonën e Tarcentos në provincn e Udines në Itali. Nëna e vajzave humbi vëmendjen nga to vetëm për pak çaste dhe ato papritur u zhdukën në pyll.

Kur vajzat u larguan, nëna e tyre ishte duke gatuar. Sapo ajo ka thirur emrat e vajzave kuptoi se ishin larguar. Më pas ajo dha alarmin në polici e cila nisi me urgjencë kërkimet në zonë.

Në kërkime u përfshinë qindra banorë të zonës. Makthi zgjati për plot gjatë orë. Kur situata po bëhej më serioze, papritur nga pylli u dëgjua një thirrje e zymtë: “Jemi këtu”.

Njëra prej vogëlusheve i’u përgjigj thirrjeve të një banori të zonës që ishte pjesë e kërkimeve. Ai u gjend përpara një skene vërtetë emocionuese. Pranë vajzave qëndronte qeni i tyre pitbull që i kishte mbrojtur për gjithë këto orë. Kudo vajzat drejtoheshin për të gjetur rrugën, qeni nuk i’u ndahej duke i mbrojtur nga kafshët.

Pasi u gjetën dhe u qetësuan, vajzat shpjeguan atë që kishte ndodhur. Ato kishin hapur derën dhe qeni i familjes i quajtur Margot kishte dalë. Duke ndjekur qenin ato përfunduan në thellësi të pyllit. ./a.m./noa.al/