Transmetuar më 26-04-2018, 18:49

Në Indonezi vijon të aplikohet një traditë e çuditshme dhe e kritikuar në masë.

Kjo ka të bëjë, me veshjen e majmunëve si kukulla, dhe më pas i nxjerrin në rrugë për të lypur para.

Por, kjo u kritikua sepse mizorisht majmuni ishte i lidhur me zinxhirë.

Në videon më poshtë shihet një majmum me një kovë në dorë, të cilën e mban për të mbledhur para.

Ai qëndron në rrugë dhe shikon shoferët duke pritur dikë që mund të jetë i gatshëm të ofrojë diçka.

Përformanca e tij e çuditshme shoqërohet me muzikë tradicionale.

Shumë prej majmunëve nuk ishin në gjendje të ktheheshin në pyjet që u morën, për shkak të traumave të rënda fizike dhe mendore. Megjithatë, praktika vazhdon në të gjithë Indonezinë. /k.k/noa.al/