Transmetuar më 26-04-2018, 17:38

Një e moshuar në Spanjë ngjan shumë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Doland Trump, ndërkohë që fotoja e saj është bërë virale.

Gazetarja Paula Vazquez po punonte mbi një artikull për fermerët dhe dëmshpërblimet për stuhitë, dhe zbuloi këtë grua.

Ajo foli me Dolores Leis Antelo, e cila jeton në një fermë në Cabana de Bergantinos, i bëri një foto dhe e postoi në Instagram.

Vasquez tha për median spanjolle Faro de Vigo, se ajo nuk e kishte vënë re ngjashmërinë mes Trump dhe Antelo. Por njerëzit online, po.

Ka dhe nga ata që me ironi shkruajnë se ndoshta është e motra po ai nuk di gjë. /k.k/noa.al/