Transmetuar më 26-04-2018, 16:00

Një ndër emrat më të përfolur në arenën e politikës shqiptare, sidomos kohët e fundit, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, ka shkruar për takimin që pati me Kryeministrin Edi Rama.

Ai shkruan se ia kishte bërë të ditur kreut të qeverisë qëndrimin e tij për negociatat me BE-në.

Për zyrtarin e lartë, një gjë e tillë është e parakohshme, dhe këtë ia ka thënë në sy edhe Edi Ramës.

“Dje, takova Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut gjerman. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë e konsideroj hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë shumë të parakohshme në periudhën aktuale. Progresi i reformave deri tani nuk mjafton”.

Gjithsesi, vendimi përfundimtar, për hapjen ose jo të bisedimeve, do të merret në datën 17 maj, në Samitin e Sofies. /k.k/noa.al/