Transmetuar më 26-04-2018, 15:32

Dy persona kishin mbetur të bllokuar në një zonë të Kolumbisë dhe kërkuan ndihmë për të shpëtuar.

Një mision i posaçëm shkoi për t’u ardhur në ndihmë, por u kthye në tragjedi të vërtetë.

Në përpjekje për të marrë njërin prej burrave, helikopteri u rrëzua duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Helikopteri i parë ishte rrëzuar 1 javë më parë në qarkun Cauca të Kolumbisë. Të dy burrat kishin mbetur të bllokuar në kodër për 7 ditë, pasi helikopteri i tyre pësoi dëmtime teknike.

Ata kishin arritur të mbijetonin për 1 javë dhe një helikopter u dërgua për t’i shpëtuar, si edhe për marrë disa sende me vlerë.

Burri u vra gjatë misionit të tyre të pestë për marrjen e paisjeve me vlerë. /k.k/noa.al/