Transmetuar më 26-04-2018, 14:19

Një person në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga banesa ku jetonte.

Ngjarja u shënua pasditen e djeshme, e mërkurë, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Në banesë, ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit, 32-vjeçari K.R.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vuante nga depresioni, probleme psikologjike dhe konsumimi i alkoolit.

Dyshohet se akti fatal, është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të problemeve që kishte.

Gjithsesi për ndjekje të mëtejshme për rastin, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese