Transmetuar më 26-04-2018, 12:11

Policia e Dibrës thotë se është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri në familje.

Më konkretisht policia e Matit, ka marrë informacion, se në një banesë në fshatin Gurrë Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Efektivët e policisë shkuan në vendngjarje, ku konstatuan se në banesën e shtetasit Ari Hoxha, ka shkuar shtetasi B.O., me qëllim sqarimin e një konflikti midis Hoxhë dhe bashkëjetueses së tij, shtetases E.N.

Ata kanë debatuar me njëri- tjetrin dhe brenda në banesë B.O., ka kanosur duke qëlluar një herë me armë zjarri, dhe është larguar, sapo ka parë policinë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i 30-vjeçarit Ari Hoxha, banues në fshatin Mishter, Klos, i dënuar më parë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij E.N, 16 vjeçe.

Ndërsa B.O., 41 vjeç, banues në Laç, kushëri i 16-vjeçares, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Lidhur me këtë ngjarje të ndodhur mbrëmjen e djeshme, e mërkurë, hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Matit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Foto ilustruese