Transmetuar më 26-04-2018, 11:58

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal ditën e sotme në Kamëz, në banesën e Agim Bucit, personit që mbeti i vrarë gjatë tentativës së grabitjes në minimarketin në pronësi të tij dhe ku gjatë ngjarjes edhe e shoqja mbeti e plagosur.

Pasi shprehu ngushëllimet te familja Buci, Basha e cilësoi si një ngjarje barbare kriminale.

Ai tha se Agim Buci, babai i katër fëmijëve është vrarë teksa grabitej dyqani i tij.

“E gjitha kjo ka ndodhur në sy të djalit 6 vjeç. Jam sot këtu për ti shprehur ngushëllimet familjes Buci. Pasiguria e familjeve, e biznesit të vogël shqiptar ka marrë përmasa të mëdha. Për fat të keq grabitjet janë shoqëruar me vrasje. Kjo është dështim total i rendit dhe policisë. Të lëmë paradat e proceset fasadë sepse nuk mund të ketë një polici në shërbim të qytetarëve, kur ke një qeveri e ministra në shërbim të kriminelëve”, u shpreh Basha.

Ai tha se Partia Demokratike do të jetë në krah të popullit, ndërsa nënvizoi se duhet nisur pastrimi i radhëve të policisë. /a.y/noa.al

Krimi që tronditi shqiptarët, flasin fqinjët e çiftit Buçi, apeli për shtetin

Vrasja gjatë grabitjes në Kamëz, bashkëshortët u qëlluan në sy të 6-vjeçarit

Tentativa e grabitjes me një të vrarë dhe një të plagosur, ky është viktima

Ngjarja në Kamëz! Shoqërohen 13 persona, 500.000 lekë për çdo informacion të vlefshëm

Grabitësit vranë burrin dhe plagosën gruan, ja identitetet e tyre