Transmetuar më 26-04-2018, 10:30

Jay Crouch është një fëmijë 7-vjeçar anglez, i cili në 24 prill doli nga spitali i Birmingham, pasi iu nënshtrua një transplanti të pesëfishtë për veshkat, mëlçinë, aparatin tretës dhe pankreasin.

Të gjitha organet vinin nga një dhurues i vetëm dhe u vendosën gjatë një operacioni, duke shënuar kështu një rekord të vërtetë.

Jay ishte diagnostikuar nga sindroma e aparatit tretës të shkurtër, kur kishte vetëm gjashtë javë që kishte ardhur në jetë. Kjo gjë e pengonte me rritjen dhe në konsumin e ushqimit, duke iu nënshtruar vazhdimisht mjekimeve. Deri kur Jay nuk reagoi më.

Mjekët zbuluan se Jay kishte nisur të vuante nga anemia dhe insuficienca renale.

Zgjidhja e vetme ishte transplanti dhe ndërhyrja nuk ishte e lehtë. Teksa një grup kirurgësh i hoqën mëlçinë e Jay, një tjetër hiqte veshkat, pankreasin, mëlçinë dhe aparatin tretës tek një dhurues i vetëm.

Ndërhyrja zgjati plotë dhjetë orë dhe u desh puna e 12 mjekëve nga specializime të ndryshme. Edhe pse Jay duhet ende të ushqehet me një tub dhe duhet të ndjekë një regjim specifik gjatë gjithë jetës, pak pas ndërhyrjes ai mundi të hajë tostin e parë.

Organet u dhuruan nga një person që kishte ndërruar jetë, shkruan noa.al.

Pas ndërhyrjes Jay falënderoi të ëmën, duke thënë, “Dua të falënderoj nënën time e cila ka qëndruar gjatë gjithë kohës me mua, por edhe gjyshen dhe gjyshin që më thoshin çdo ditë se po përmirësohesha. Falenderoj edhe mjekët pafund për gjithçka bën”. /a.y/noa.al