Transmetuar më 26-04-2018, 09:58

Makina luksoze, e djegur gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, në Elbasan, i përket një biznesmeni.

Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Agron Balukaj, i cili merret me biznes në fushën e tregtimit të materialeve elektrike.

Ngjarja është shënuar rreth orës 01:30 të kësaj të enjteje, në lagjen “Çlirim”, Elbasan, ku është djegur makinë tip “Audi- Q7” në pronësi të Balukaj.

Makina me targë TR 6464 M, si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Aktualisht po punohet për të zbuluar konflikte të mundshme të biznesmenit si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjithsesi për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. /a.y/noa.al

Elbasan, i vihet zjarri një makine luksoze