Transmetuar më 25-04-2018, 19:51

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 18-vjeçari ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

I riu është përplasur nga një automjet teksa ishte duke ecur anës rrugës.

Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet A. Ç. Sipas raportimeve ai ka humbur jetën në vend pasi përplasja ishte tepër e fortë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Fiat”. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte shkaktari i aksidentit./a.m./noa.al/

foto ilustruese