Transmetuar më 25-04-2018, 18:04

Të shumta janë ankesat për drejtuesit e automjeteve të transportit të nxënësve.

Për këtë qëllim, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle duke kapur me shkelje disa prej tyre.

Kontrollet dhe verifikimet e Policisë Rrugore ndaj kësaj kategorie kishin si objekt sistemet e fiksimit, rripat e sigurisë për mjetet e transportit të Specializuar, dokumentacionin përkatës, kapacitetin mbartës si dhe kërkesat teknike që duhet të plotësojnë këto mjete transporti.

Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara nga Policia Rrugore e Tiranës, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht :

• 15 drejtues mjetesh të transportit të specializuar (transport nxënësish) për mospërdorim të sistemeve të fiksimit dhe rripave të sigurisë.

• 10 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• 23 automjete për parkim të gabuar.

Në funksion të kontrolleve janë testuar për alkool, 65 drejtues mjetesh të transportit të specializuar të cilët kanë rezultuar negativ. /k.k/noa.al/