Transmetuar më 25-04-2018, 16:26

Fenomeni i futjes së sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve, është i njohur në vendin tonë.

Rasti më i fundit është raportuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313, në Tiranë.

Bëhet fjalë për një të ri, i cili u kap teksa kishte futur drogë në burg.

23-vjeçari M.S, nga Tirana, shkoi për të takuar vëllanë, J.S.

Nga kontrolli fizik iu gjet dhe bllokua 16 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, një thikë dhe një celular. /k.k/noa.al/