Transmetuar më 25-04-2018, 15:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku raportohet se një vajzë 16-vjeçe, ka rënë pre e abuzimit seksual.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Burimet zyrtare qartësojnë se vajza e mitur është përdhunuar nga një 17-vjeçar, me inicialet F.G.

Nuk ka shumë detaje për ngjarjen, por mësohet se me çështjen do të merret Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Tashmë janë dorëzuar edhe materialet përkatëse. /k.k/noa.al/