Transmetuar më 25-04-2018, 11:04

Fahd Al- Rowky, zëvendëspresidenti i komunës së Mekës po planifikon t’i dhurojë futbollistit egjiptian, Mohamed Salahut një copë tokë në Mekë.

Ky shpërblim vjen si shenjë urimi për fitimin e çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit në Premierligë”.

Al-Rowky tha se ka dy opsione, tokë në emrin e "faraonit" ose xhami me emrin e tij.

“Ekzistojnë disa opsione sa i përket dhënies së një cope tokë Salahut. Kjo do të vendoset nga kapiteni Mohamed Salah dhe sistemi saudit.

Nëse sistemi saudit lejon që toka në Mekë të jetë në pronësi të Salahut, atëherë atij do t’ia dhurojmë një copë tokë në Mekën e shenjtë pranë xhamisë Al-Haram. Opsioni tjetër do të jetë ta ndërtojmë një xhami në këtë tokë në emër të tij. Dhe opsioni i tretë është ta shesim tokën dhe t’ia japim paratë Salahut, nëse ai pranon”, tha Al-Rowky./m.sh/noa.al/