Transmetuar më 25-04-2018, 10:44

Më datë 18 mars 3 shqiptarë vranë në lagjen "Marussi" të Athinës një 19 vjeçar grek.

Por edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj e gjysmë policia ende nuk ka arrestuar autorët, ndërsa familja hedh akuza për neglizhim të çështjes.

Familja e Thomas Heliotis shprehet se policisë iu treguan foto të vrasësve, por 2 prej të kërkuarve kishin kaluar normalisht pak orë më pas, kufirin në Kakavijë dhe nuk u ndaluan.

Por familjarët kanë të tjera dyshime në lidhje me faktin se përse policia greke e nxori deklaratën zyrtare për 3 shqiptarët në datën 24 prill, në një kohë që kishin dëshmi të plota dhe foto që nga momentet e para pas krimit.

Familja Heliotis akuzon median greke që e lidhi çështjen me drogën, pasi sipas saj, 19-vjeçari nuk ishte i përfshirë në debatin e shokëve te tij me shqiptaret.

Ai ndërhyri vetëm për të shmangur përplasjen, por u bë viktimë e goditjes vdekjeprurëse me thikë nga një 23 vjeçar shqiptar. Dje policia greke lëshoi 3 urdhër arreste për 3 shqiptare, 23, 24 dhe 33 vjeç, me akuzën e vrasjes me paramendim dhe kërcënimit per vrasje. Policia kërkon 3 shqiptaret për të cilët ka dyshime se u larguan menjëherë pas krimit drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për ‘Neës24’ se 3 shqiptarët, që tashmë janë identifikuar, nuk kanë hyrë në territorin shqiptar. Autoritetet greke po bashkëpunojnë me palën shqiptare për kapjen e 3 autorëve të dyshuar./m.sh/noa.al/