Transmetuar më 25-04-2018, 10:25

Vijojnë rastet e denoncimit të dhunës në familjet shqptare.

Këtë herë një 30 vjeçar nga Lushnja ra në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Sipas policisë Jurgen Meço nga Lushnja u arrestua në flagrancë për shkak se është denoncuar nga gruaja e tij se ka ushtruar dhunë për motive të dobëta.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Jurgen Meço, 37 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases G.M, 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal", njofton policia./m.sh/noa.al/