Transmetuar më 25-04-2018, 10:12
Publicitet

Personat nën 16 vjeç në Europë, nuk do të lejohen të përdorin WhatsApp. Ky rregull do të hyjë në fuqi nga 25 maji, siç referon agjencia DPA, Rregullatori i Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme në Europë.

WhatsApp, ka udhëzuar një praktikë, ku aplikacioni do t’u kërkojë përdoruesve të deklarojnë moshën javët e ardhshme.

Kompania i cilëson shumë të rëndësishëm termat e privatësisë dhe sigurisë.

“Të gjithë mesazhet dhe thirrjet janë projektuar në mënyrë që askush, as WhatsApp, të mund ti lexojë apo dëgjojë”, thotë kompania, shkruan noa.al.

Ky funksion do të jetë në dispozicion të të gjithë përdoruesve, në versionin më të fundit të aplikacionit. /a.y/noa.al