Transmetuar më 24-04-2018, 22:21

Policia e Sarandës ka ndaluar një vajzë me inicialet S.D. e cila ishte larguar nga banesa.

Familjarët kishin bërë denoncim pasi humbën kontaktet me të para disa ditësh.

Ajo deklaroi para oficerëve të policisë se u largua me dëshirë nga banesa pasi donte të niste një jetë të re e vetme.

Policia referoi dosjen në prokurori për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, vajza u rikthye sërish në familje./a.m./noa.al/