Transmetuar më 24-04-2018, 20:54

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh pasi janë kapur me një sasi droge të llojit kokainë.

Burri 34-vjeçar dhe partnerja e tij 25-vjeçare janë ndaluar nga policia teksa ishin duke udhëtuar me një automjet.

Pasi ata u kontrolluan nga policia, u gjet edhe sasia e kokainës prej 62 gramësh.

Ende nuk jepen informacione për identitetet e dy personave të ndaluar.

Raportohet se ata ishin nën hetim prej kohësh pasi policia kishte informacion për aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

Pasi janë ndjekur për një kohë të gjatë, ata u ndaluan dhe u arrestuan në kushtet e flagrancës./a.m./noa.al/