Transmetuar më 24-04-2018, 19:43

Grabitjet e banesave po kthehen në një fenomen mjaft shqetësues. Rastet e kësaj vepre penale po rriten me shpejtësi ndërkohë nuk kanë munguar as ngjarjet që kanë përfunduar me viktima.

Të rinjtë po përfshihen përherë e më shumë në vepra penale, por shqetësim në rritje përbën edhe krimi i të miturve.

Policia ka zbuluar së fundi 4 të mitur nga Vora të cilët kryenin grabitje në banesa.

Bëhet fjalë për fëmijët me inicialet Xh.V. 11-vjeç, K.B. 14-vjeç, A.R. 11-vjeç si dhe K.D. po 11-vjeç.

Ata janë zbuluar duke grabitur sende të ndryshme në banesën e një familjeje në fshatin Bërxull./a.m./noa.al/

foto ilustruese