Transmetuar më 24-04-2018, 18:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites në aksin rrugor Fushë-Krujë-Vorë me pasojë dy të plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy trajlera dhe një veturë.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore  e tyre.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë, aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar./a.m./noa.al/

foto ilustruese