Transmetuar më 24-04-2018, 18:06

Dy persona janë vënë në pranga në Rinas, pasi u kapën me dokumente të falsifikuara.

Ata u ndaluan në aeroport, pas kontrollit nga ana e policisë.

Burimet zyrtare saktësojnë se ata kishin marrë të dhënat e italianëve dhe kishin vendosur fotot e tyre.

Ata janë identifikuar vetëm me inicialet, D.D dhe A.N, përkatësisht 25 dhe 27 vjeç, banues në Shkodër e Lezhë.

“Në ambientet e PKK Rinas, u gjetën të hedhura dokumentet italiane, të dyshuar të falsifikuara me fotot e tyre, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. /k.k/noa.al/