Transmetuar më 24-04-2018, 17:20

Mbyllen hetimet për abuzimet me rrugën Elbasan Gjinar. Prokuroria e Elbasanit njoftoi sot se në përfundim të procesit hetimor, ka dërguar për gjykim 14 personave.

Mes të pandehurve janë edhe dy ish-drejtorët e ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

Mbi ta rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, apo edhe “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.

Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 22 janar 2008 deri në 7 tetor 2013, akuzuohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017, akuzohet për për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, thuhet në njoftimin e prokuriorisë.

Ndërkohë, të pandehurit e tjerë janë Rexhep Tarba, Mbikqyrës i punimeve, adminstrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k.

Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim.

Kujtim Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k.

Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.

Lek Tushaj, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Cilësisë pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit.

Astrit Qafa, Pergjegjës i Sektorit të Kualifikimit pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit.

Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit.

Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit.

Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit.

Shoqëria tregtare “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, me qendër në Elbasan.

Shoqëria tregtare “Arifaj” sh.p.k. me qendër në Tiranë.

Shoqëria tregtare “Zenit-06” sh.p.k, me qendër në Tiranë.