Transmetuar më 24-04-2018, 15:48

Një vajzë nga Berati e shqetësuar prej kohësh për imazhin e saj ka kërkuar ndihmën e policisë.

Gjithçka siç këtë të hënë ka kallëzuar në polici, ka të bëjë me adresën e saj në Facebook.

Shtetasja S.M., kallëzon se para një viti dhe në vazhdim në rrjet social Facebook, janë krijuar adresa të ndryshme me emrin dhe fotot e saj.

Ajo ka thënë se adresat janë hapur pasi i janë marrë fotografitë nga profili i saj personal.

E shqetësuar mbi atë që postohet në profilet e rrema, e reja bëri denoncim në polici.

Kjo bëri që për kapjen e autorit/ve, materialet ti referohen Prokurorisë së Beratit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al