Transmetuar më 24-04-2018, 15:36

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkodër.

Një makinë përplasi për vdekje një biçikletë, duke bërë që drejtuesi i saj të gjejë vdekjen.

Viktima është Lush Deda, 70 vjeç, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15.00 të ditës së sotme, ku viktima mbeti i gjakosur në rrugë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al