Transmetuar më 24-04-2018, 12:29

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”.

Në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga Nustret Alizoti, 27 vjeç, Kristo (Rafael) Janko (Mano), 23 vjeç dhe Klejvis Mana, 21 vjeç, banues në Vlorë.

Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje në qytete të ndryshme.

Më konkretisht ata akuzohen se më 30 mars, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Z..

Po ashtu më 12 mars, në fshatin Qarë të Fierit kanë vjedhur farmacinë e shtetasit N.P.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e të tjera vjedhjeve të kryera prej tyre.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një kompjuter Laptop.

Në ngarkim të tyre hetimet janë në vijim, edhe nga policia e Elbasanit dhe Fierit, për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, për shkak se dyshohet se mund të kenë kryer vjedhje edhe në këto rrethe. /a.y/noa.al

Foto ilustruese