Transmetuar më 23-04-2018, 21:14
Publicitet

Nëse besoni në horoskop, lexoni më poshtë:

Dashi: Puthja e Dashit është energjike, e fuqishme dhe mbresëlënëse. Dashi aktit të puthjes i qaset me entuziazëm dhe ai di se si “ta ndezë” partnerin.

Demi: Demi puth ngadalë, në mënyrë sensuale dhe fuqishëm. Demat para puthjes dëshirojnë të përkëdhelen apo partnerin ta kapin për dore.

Binjakët: Binjakët kanë natyrë të ndryshueshme, gjë që shprehet edhe në puthjen e tyre.

Gaforrja: Gaforret dëshirojnë të puthen, ndërkaq shumë shpesh ato janë edhe iniciatore të puthjeve. Do t’ju kënaqin, mirëpo nuk do t’ju ngazëllejnë.

Luani: Kur t’ju puthë Luani, nuk do t’ju dridhen këmbët. Më mirë është që vetëm të relaksoheni dhe t’i dorëzoheni.

Virgjëresha: Mund të thuhet lirisht që puthja e Virgjëreshës është e përsosur, sepse është e ndjeshme dhe e kujdesshme.

Peshorja: Peshoret dëshirojnë ta kënaqin partnerin, mirëpo presin po të njëjtën dozë kujdesi nga partneri. Çdo puthje e Peshores është unike, andaj edhe kënaqësia është e sigurt.

Akrepi: Akrepat janë zjarrtë, që do të thotë se vetvetiu edhe puthjet e tyre janë të tilla.

Shigjetari: Shigjetarët gjithmonë dëshirojnë më shumë se ajo që marrin. Nëse dëshironi t’i bëni për vete pjesëtarët e kësaj shenje, përsëritni puthjet pa ndërprerë.

Bricjapi: Bricjapët puthen në mënyrë elegante dhe të përsosur. 

Ujori: Ujorët i duan puthjet e papritura dhe të pazakonshme. Nëse dëshironi t’ia merrni këtë formë butësie, duhet patjetër të tregoheni gjoja të painteresuar, në mënyrë që t’i “detyroni” t’ju japin puthje.

Peshqit: Peshqit puthen butësisht, me ndjenja dhe me kujdes, juve ju mbetet vetëm t’ua ktheni në po të njëjtën mënyrë./a.k/noa.al/